Mekanizmi i Ankesave

Çfarë është Mekanizmi i Ankesave?

Voltalia ka ngritur një Mekanizëm të Ankesave për të siguruar që çdo person apo grup personash, që ka një ankesë apo shqetësim rreth aktiviteteve të Voltalias në lidhje me projektin Spitalla Solar, të mund t’i adresojnë ato dhe të marrin reagimin e kompanisë për mënyrën se si do të zgjidhet shqetësimi apo problemi i tyre. Procedura zbatohet për aktivitetet e kaluara apo aktuale të projektit. Ky mekanizëm është ngritur duke marrë parasysh rëndësinë e transparencës dhe përgjegjshmërisë dhe është në përputhje me standardet e BERZH-it, të cilat Voltalia zbaton. Shqetësimet apo ankesat e personave të prekur nga projekti si edhe të palëve të tjera të interesit mund të ngrihen lirisht dhe do të adresohen në një mënyrë që është e drejtë, objektive dhe konstruktive

Si mund të raportoj një ankesë?

Raportimi i një ankese mund të bëhet nëpërmjet kanaleve të mëposhtme:

  • Komunikim i drejtpërdrejtë me ekipin menaxhues të kantierit të Voltalias apo kontraktorëve;
  • Duke telefonuar numrin: +355684027034;
  • Duke e depozituar ankesën në një nga pikat hyrëse të kantierit të Spitallës;
  • Duke dërguar një email në adresën: spitalla@voltalia.com;
  • Duke plotësuar formularin elektronik që gjendet në linkun e mëposhtëm;
  • Duke dërguar një shkresë në adresën:

Bulevardi Bajram Curri, Qendra e Biznesit “European Trade Center ETC”, Kati 14,

Tiranë, Shqipëri.

Çfarë ankesash mund të paraqes?

Ju mund të paraqisni një ankesë apo shqetësim nëse besoni se Projekti ka patur apo ka një ndikim negativ tek ju apo familjen tuaj.

Disa shembuj të ankesave janë:

  • Pasojat e projektit apo aktiviteteve të tij që ndikojnë negativisht në jetën tuaj të përditshme;
  • Ndikime negative mbi një person, familje apo komunitet (psh humbje financiare, humbje të burimeve, dëmtime fizike);
  • Aktivitet kriminal;
  • Veprime të jashtëligjshme financiare, praktika të gabuara etj.

Cilat janë hapat kyç të mekanizmit?

    1- Regjistrimi i ankesës

Kur ankesa juaj regjistrohet, vazhdon përpunimi i saj nëpëmjet Mekanizmit të Ankesave. Nëse plotësoni formularin e ankesave duke përdorur linkun e mëposhtëm dhe zgjidhni që të raportoni ankesën në mënyrë anonime, ankesa do të shqyrtohet, por ju nuk do të merrni informacion rreth procesit të zgjidhjes së ankesës.

     2- Konfirmimi i ankesës

Ankesa juaj do të konfirmohet brenda 7 ditësh nga marrja e saj. Ky konfirmim nënkupton se ankesa është regjistruar dhe do të përpunohet nëpërmjet Mekanizmit të Ankesave të Voltalias. Konfirmimi do ju informojë gjithashtu mbi numrin e ankesës, personin e kontaktit dhe afatin e parashikuar të zgjidhjes së ankesës

     3- Zgjidhja e ankesës

Voltalia cakton një punonjës ose ekip punonjësish përgjegjës për hetimin e ankesës tuaj. Koha e parashikuar e zgjidhjes së ankesës është afërsisht 21 ditë. Personi i caktuar i kontaktit do t’ju mbajë të informuar rreth rezultateve të hetimit dhe zgjidhjes së propozuar.

    4- Apelimi

Nëse ju nuk jeni të kënaqur me zgjidhjen e ofruar nga Voltalia, ju keni mundësinë të apeloni çështjen për rishikim nga Voltalia. Pas apelimit, mund t’ju kërkohet që të paraqisni fakte shtesë, informacion të ri apo argumenta të reja rreth ankesës. Gjithashtu, ankesa mund të adresohet lirisht për zgjidhje të jashtme përtej Voltalias në çdo kohë. Kjo nuk do të ndikojë procesin e brendshëm të zgjidhjes së ankesës dhe Voltalia do të vazhdojë të bashkëpunojë me ju për gjetjen e një zgjidhjeje.

    5- Marrëveshja dhe zbatimi

Pas hetimit, Voltalia do ju kontaktojë për t’ju ofruar zgjidhjen e propozuar ose shpjeguar pse nuk nevojiten hapa të mëtejshëm në lidhje me ankesën. Kur ju dhe Voltalia arrini një dakordësi për veprimet korrigjuese që duhen ndërmarrë, punonjësi përgjegjës brenda Voltalias do të garantojë zbatimin e veprimeve korrigjuese të dakordësuara.

    6- Mbyllja e ankesës

Pas zbatimit të veprimeve korrigjuese të dakordësuara, ankuesi firmos mbylljen e ankesës, duke konfirmuar zbatimin e plotë dhe korrekt të tyre.

Forma e Mekanizmit të Ankesave

Ju lutem, klikoni këtu për të përshkruar çdo ankesë që mund të keni dhe mos hezitoni të lini kontaktin tuaj që të telefonoheni nga ekipi ynë