Rreth projektit

Energjitë e rinovueshme në Shqipëri

Shqipëria është një nga vendet më të mira të Ballkanit Perendimor për energjitë e rinovueshme. Me faktorët e lartë të rrezatimit, me burime ujore të mëdha dhe potencialet e erës dhe me rrjetin e dendur ndërlidhës me vendet fqinje, Shqipëria luan nje rol kyç në prodhimin e energjisë së pastër. Shumë shpejt Shqipëria mund të bëhet një eksportues neto i energjisë së rinovueshme.

Në 2017, për të inkurajuar prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme të ndryshme, Shqipëria miratoi një ligj të ri për të promovuar të gjitha energjitë e rinovueshme. Më tej, në 2018, Këshilli i Ministrave miratoi Vendimin #179 “Plani Kombëtar i Veprimit për Energjinë e Rinovueshme” (PKVER) 2018-2020.

Që atëherë, qeveria ka ndërmarrë disa mekanizma për të tërhequr investitorët. Midis të tjerash mund të përmendim mbështetjen në pagesa për parqet e vogla fotovoltaike dhe të erës, si dhe tendera ndërkombetarë për energjinë e diellit dhe erës të sponsorizuara nga BERZH.

Deri më sot, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë (MIE) ka dhënë me sukses dy projekte në proçese të tilla tenderuese: Parku Fotovoltaik Karavasta dhe Parku Fotovoltaik Spitalla, të dyja të fituara nga Voltalia.

Në vazhdim të këtyre projekteve diellore, MIE me sponsorizimin e BERZH ka shpallur një tender për projektet eolike, i cili është akoma në proçes.

Sponsorë të tjerë janë gjithashtu duke investuar në projektet e energjisë së rinovueshme. Disa zhvillojnë projekte për nevoja vetjake diellore, ere dhe hidrike, të tjerë ofrojnë pajisje dhe shërbime per panele në çati. Sektori pritet të rritet shpejt në vitet e ardhshme me projektet e reja që po ndërtohen dhe duke mundësuar elektricitet të lirë në Shqipëri.

Parku Fotovoltalik i Spitallës

Parku Fotovoltaik i Spitallës është një projekt diellor i fituar nga Voltalia, në vijim të një proçesi tenderimi ndërkombëtar, organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë (MIE) dhe financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Vendndodhja dhe madhësia e tokës, kapaciteti i instaluar, pika e lidhjes dhe termat dhe kushtet e Marrëveshjes për Blerjen e Energjisë janë përcaktuar dhe vendosur nga MIE.

Në Mars 2021, Voltalia u njoftua si ofertuesi fitues me një çmim prej 29.89€/MWh për 15 vite.

Që atëherë, janë zbatuar Marrëveshja e Zhvillimit të Projektit dhe Marrëveshja e Blerjes së Energjisë. Paralelisht, Voltalia ka filluar VNMS-në dhe të gjitha studimet teknike.

Kjo faqe siguron informacione shtesë në aspektet mjedisore dhe sociale të projektit, aspekte të cilat janë thelbësore për të garantuar zbatimin afatgjatë të impiantit.

Angazhohu me projektin e Spitallës